Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka deklaruar ditën e sotme se së fundmi një aleat i rëndësishëm strategjik ka shpallur Non grata dhjetra deputetë dhe anëtarë të qeverisë.

Deputeti demokrat deklaroi se mazhoranca hesht dhe nuk “vazhdon të mos distancohet nga të shpallurit Non Grata”.

Ai theksoi se duhet ushtruar presion mbi qeverinë që të bëjë transparencë.

Statusi i plotë i deputetit Çollaku:

Mbi nje dyzine deputetesh dhe antare te qeverise jane shpallur Non Grata (se fundmi) nga nje aleat i rendesishem strategjik.

Qeveria dhe maxhoranca hesht,dhe vazhdon te mos beje transparence e te mos distancohet nga te shpallurit Non Grata.

A mund te jesh dhe Non Grata dhe antar i qeverise ???

Ftoj mediat dhe opinionin publik,cdo dite te ushtrojne presionin e maxhorances dhe qeverise te bejne transparence dhe te distancohet nga Non Gratat brenda saj. !!!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re