Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit për t’i zgjatur mandatin kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit.

Fuga në ‘Facebook’ shkruan se ky vendimi i deputetëve socialist është një vendim absurd, pasi Shkenca ka bllokuar zgjedhjet për kryetarin dhe e gjithë kjo e fundit është bërë jashtë çdo konteksti parlamentar.

Postimi i plotë:

Te arrijne deputetet socialiste ne komisionin e edukimit te mblidhen jashte cdo konteksti parlamentar, si te mblidhen ne nje birrari dhe te marrin jashte ligjit procedurial vendime absurde, nderkohe qe akademia e shkencave ka bllokuar zgjedhjet dhe institucionin dhe i ka nxjerre jashte ligjit zgjedhjet e ardhshme, nese behen, e frikshme, e pabesueshme, e shemtuar.

Ky eshte tavani!

Ose dyshemeja.

Si te votohet jo ne Kuvend, por te mblidhen deputetet ne ndonje lokal ne Dajt a ne Peze, pasi te pijne, te therrin dashin, te gjuajne me kobure ne tavan, dhe te marrin vendime.

Kjo eshte per here te pare histori.

Nuk ka vend per te ndeshkuar me kedo qe shkel ligjin fshehurazi. Ky te pakten ka frike nga ligji, e ben fshehurazi.

Beni kujdes ne jeten e perditshme!

Ruhuni!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re