Kreu i PD-së Lulizm Basha u shpreh se PS ka pasur të lehtë të mos diskutonte projektligjet duke pasur “alibinë perfekte” me justifikimin që ligjet e propozuar nga opozita nuk i fusim sepse prishin seancat.

Përgjegjës për mosavancimin e ligjeve Basha ka bërë jo vetëm PS, por edhe Rithemelimin, të cilët i cilëson revolucionarë të 5 muajve që kanë rënë në kotecin e pazarit.

Pyetje: Nga shtatori projektligjet që keni depozituar nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca socialiste. Përse ju nuk keni protestuar me kolegët tuaj të opozitës, sepse ka qenë e njëjta temë mos pranimi i projektligjeve?

Basha: Ky debat godet brenda opozitës dhe dua ta mbaj minimalist. PS e ka pasur të lehtë të thoshte nuk i fusim sepse këta na prishin seancat. Sjellja e këtyre muajve revolucion ka qenë alibia perfekte, pra përgjegjësinë për mos avancimin e këtyre ligjeve e ka jo vetëm PS, por edhe revolucionarët e pesë muajve që tani kanë rënë në kotecin e pazarit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re