Partia Demokratike është shprehur kundër ndryshimeve të paraqitura në projektligj nga ana e mazhorancës për Komisionet Hetimore.

Ishte nënkryetari Kreshnik Çollaku, i cili përmes një deklarate për mediat tha se kjo është një përpjekje e mazhorancës “për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës në fushën e kontrollit parlamentar.”

Çollaku shprehet gjithashtu se këto ndryshime janë konceptuar pikërisht për të kufizuar mundësinë e ngritjes së Komisioneve.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, nënkryetari Kreshnik Çollaku:

Projektligji i paraqitur në Kuvend për ndryshimin e ligjit Për Komisionet Hetimore në vlerësimin e Partisë Demokratike është një përpjekje e maxhorancës aktuale për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës në fushën e kontrollit parlamentar.

Përkufizimi që projektligji i propozuar i bën konceptit “çështje e veçantë”, koncept i përcaktuar nga neni 77 i Kushtetutës është hartuar me qëllim kufizimin e mundësisë së ngritjes së komisioneve hetimore.

Kriteret e parashikuara për ekzistencën e çështjes së veçantë jo vetëm që janë detajuar përtej nevojës ligjore dhe traditës parlamentare por krijojnë edhe paqartësi në raport me organin e parlamentit që ka tagrin e vlerësimit paraprak të plotësimit apo mosplotësimit të këtyre kritereve.

Vlerësimi përfundimtar lidhur me përmbushjen ose jo të kritereve sipas projektligjit do të varet nga vullneti i shumicës parlamentare ç’ka bie ndesh me parashikimet ligjore të kushtetutes dhe rolin kontrollues që kushtetuta i ka njohur një pakicave parlamentare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re