Prej mëngjesit së të  martës, Edi Rama ka mbledhur qeverinë në Shëngjinin, e administruar nga ish-deputeti Pjerin Ndreu. Socialistët janë kujdesur që takimi të jetë hermetik, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar në objektin ku po zhvillohet takimi në një resort privat.

News24 mëson se një ndër çështjet e diskutuara dhe objektivat që kryeministri Rama vendosi për të tijët është gjetja e rrugës së bashkëpunimit me individët apo grupet parlamentare në parlament, për ligjet që duan shumicë të cilësuar.

Bashkë me PSD-në, socialistët nuk mund t’i arrijnë 84 vota për të bërë dhe ndryshime kushtetuese, si në rastin e miratimit të amnistisë për të dënuarit që dështoi fundvitin e shkuar. Në kushtet kur opozita është në betejë për të bllokuar seancat, PS ka orientuar drejtuesit e grupit që të përpiqen të gjejnë fraksione të opozitës ku mund të ketë vend për bashkëpunim.

Ndërkaq, edhe pse duhet më shumë se një vit nga zgjedhjet e radhës, kryeministri Rama ka vënë para përgjegjësisë të tijët, duke kërkuar llogari për aktivitetin që kanë pasur, duke nisur nga parlamenti, te strukturat e partisë dhe elektorati. Ndër të tjera, socialistët kanë marrë orientime për aktivitetin e tyre në Parlament, në kushtet e bllokimit nga ana e opozitës.

Nga kjo mbledhja që do të vijojë dhe të mërkurën nuk dihet ende nëse do të ketë një ndarje mes  “më të mirëve dhe të këqijtë mes socialistëve”, ku referencë është thënë se do të jetë aktiviteti që ata kanë patur në Parlament dhe impakti në publik i deputetëve.

Katër blloqe të ndara sipas temave, inovacioni, shërbimet, administrata publike dhe projekti pilot i regjistrimit të tokës, kanë qenë 4 temat në qendër të prezantimit deri në mbrëmjen e së martës, ndërkohë që kryeministri ka paralajmëruar se do të caktojë objektiva të reja për socialistët.

Mbledhja e ministrave të mazhorancës vjen një ditë pasi kryeministri Rama vendosi të krijojë një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila bashkon disa dikastere së bashku edhe pse nuk kanë shumë të përbashkëta mes tyre./BW

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re