Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë një paralajmërim, teksa ka folur për përjashtimin e 8 deputetëve nga Parlamenti për 10 ditë.

 

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu, Boçi tha se deputetët nuk do të respektojnë vendimin e përjashtimit, të cilin e quan të jashtëligjshëm.

 

Ai theksoi se deputetët do të hyjnë në sallën e Parlamentit dhe beteja do të zhvillohet njëkohësisht edhe jashtë sallës.

“Parlamenti është një institucion i shndërruar në një mekanizëm vrasës të fjalës së lirë dhe të eleminimittë opozitës. Në formën e gjyqeve politike, si në kohën e diktaturës janë përjahstuar 8 deputetë. Ky vendim u mor jashtë çdo rregulli dhe ligji, jashtë çdo procedure parlamentare dhe ata që kanë marrë pjesën e dënimit, nuk kanë pse të respektojnë “rregulla dhe ligje” që i pengojnë ata sot të hyjnë në sallën e Parlamentit.

 

Ne do hyjmë në sallën e Parlamentit, salla është e qytetarëve, nuk është thjeshtë e deputetëve dhe të gjithë të jeni të bindur se beteja jonë do jetë si brenda sallës së Parlamentit, ashtu edhe jashtë sallës së Parlamentit”, tha Boçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re