Artur Roshi i ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo ka folur për emrin e presidentit të Republikës.

Roshi theksoi se mazhoranca po zhvillon një proces farsë pasi sipas tij në fund rezultati dihet që kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kandidatin që dëshiron ai.

Mua më duket një proces fars që është për të manipuluar opinionin publik nga mazhoranca. Biles ka edhe lajthitje nga shoqëria që janë kandidatë për presidentë. Problemi është që mund të jesh burrë i mirë por jo president i mirë. Shoqëria civile mund të ketë personalitete por të jesh president duhet të jesh njeri politik me një lloj sharmi. Pse shoqëri civile vjen Mimi Kodheli?! Kjo do të thotë që s’kemi shoqëri civile. Për mua është shumë bajate mënyra si ka nisur ky proces. Nuk e kanë për borxh ata që po përfliten pasi dihet shumë mirë përfundimi. Politika shqiptare nuk ka qenë asnjëherë jashtë vetes, PS ka votat dhe mund ta zgjedhë , kjo është një farsë që ne gjasme konsultohemi.

Këtu cdo gjë është farsë pasi kjo shoqëri ka marrë peng cdo gjë. Asnjë qeveri nuk ka arritur në këtë pikë, jemi pranë diktaturës.  Institucioni i Presidentit forcohet nëse zgjidhet nga populli dhe i shtohen kompetencat. Kështu sic është po e dekretoi më e madhja është kurt këthen ndonjë dekret mbrapsh, pas dy javësh prapë e miratojnë. Çfarë pune u prish presidenti? Presidenti duhet të jetë një figurë aty në institucion s’ka fuqi fare”, tha Roshi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re