VALENTINA MADANI/ Analisti Fatos Lubonja është mosbesues se në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Posterat-fushata-Rama-mbushja-qyteti-plot-billbordera-7

Sipas tij mjafton të shihet si u veprua me PD-së sa i përket vulës, por edhe se si po jepen tenderë dhe benefite të tjera në prag të zgjedhjeve. Lubonja i ftuar dje në “News24” deklaroi se makineria elektorale e mazhorancës vijon të punojë për deformimin e votës dhe manipulimin e saj, teksa përmendi dhënien e tenderëve apo benefiteve të tjera në prag të zgjedhjeve.

Ai komentoi edhe vendosjen e posterave elektoralë nga ana e mazhoranës, duke i cilësuar ato si një “kthim mbrapa” me Ramën që “fryn figurën e vetë”, duke nxjerrë portretin e tij në posterat dhe “billboard”-et e vendosura në qytete. Sipas tij, gara më e fortë për 14 majin do jetë në Shkodër, Elbasan, Durrës, por edhe Tiranë pasi opozita “ka kandidatë të mirë dhe faktorë që i japin shanse”.

“Makineria e mazhorancës punon dhe vazhdon të punojë për deformimin e votës dhe manipulimin e saj. Duke nisur që nga ca tenderë që jepen, ca gjëra që jepen pranë zgjedhjeve, këto lehtësirat e kryeministrit. Unë nuk kam besim se në Shqipëri mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Mjafton të shihet si u veprua me PD sa i përket vulës. U shty një vit vendimi dhe u la në limitet e afatit ligjor për zgjedhjet. Ka një regji që e drejton këtë. Shumicës i pëlqen tallavaja dhe kryeministri vendos tallava.

Meqë njerëzve u kemi sjellë kulturën e tallavasë, le t’u japim tallava. Kur këtë e bën një njeri si Edi Rama kupton sa rëndë është gjendja. Ajo që më ka tërhequr vëmendjen është një poster që duket Rama me ngjyra si simpatik dhe Berisha me Metën bardh e zi. Ai thotë që përpara jam unë, kjo është banale në kulturën e politikës që transmeton. U bën kundërshtarëve një lloj demonizimi. Rama thotë se unë jam garancia e fitores dhe fryn figurën e tij. Nga kjo kemi vuajtur, ky është kthim mbrapa. Ai thotë partia jam unë. Unë mendoj se zgjedhjet lokale mund të ishin një mundësi për bashkimin e gjithë opozitës për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë. Edhe me bojkotim të zgjedhjeve mund të veprohej.

Pasojat varen nga mënyra si bën aksionin. I bojkotuan më parë dhe thanë nuk do lejojmë zgjedhje. Nuk ia dolën sepse morën fishkëllimë nga SHBA. Tani thonë do hyjmë, kur të humbasin do thonë nuk janë të lira zgjedhjet. Ky regjim do ketë një fund, por nuk duhet të jetë dramatik si ai i Enver Hoxhës. Ishte dramatike për shqiptarët dhe u bë katastrofë që vijon edhe sot. Frenimi i kësaj kërkon edhe vendosmëri dhe aksione nga opozita. Fushata ka një problem. Në një anë legjitimon atë që nuk është e legjitimuar duke bërë fushatë nëse nesër thua që nuk i njeh zgjedhjet. Unë shoh tre qytete të rëndësishme, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi. Shkodrën e dimë dhe nuk e dimë.

Është bastion i djathtë, por PD po investon shumë në Elbasan dhe Durrës, ndërsa në Shkodër ka investim nga ana tjetër. Elbasani mund të vihet në dyshim. Balla nuk është aktiv aty. Durrësi nga ana tjetër, PD-ja ka kandidat të mirë, mendoj se ka faktorë që i japin shanse. Janë goditur edhe bosët që influencojnë. Vangjush Dako me bandat janë aktivë sërish, Durr ësi i duhet Ramës edhe për atë masakrën e portit që do bëjë. Sikur të kishte votim të lirë, Durrësi, Elbasani, Shkodra, por edhe Tirana do fitoheshin nga opozita’, u shpreh Lubonja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re