Taulant Balla:

“Në Konferencën e Kryetarëve debati për këtë cështje është shumë i qartë dhe kush do mund ti referohet atij debati. Tani ta sqaroj. Ka dy vlerësime që bën Kuvendi i Shqipërisë, aspekti i përmbushjes së formës dhe karakteri formal i kërkesës, nuk ka ndodh në 30 vite në kuvend që të marrësh firmat nga një kërkesë e rrëzuar. Kjo është një përpjekje për falsifikim. Zotëri kushdo që të jesh, firma dokumenti nuk mund ta marrësh firmën në një dokument dhe ta transferosh në një dokument tjetër. 35 firma të administruara për një dokument të 24 maj ku ishin shtuar dy firma të reja në dokument të ri dhe duke bërë shënime që deputeti është tërhequr. Si mund të ketë besim qytetari që ti do të zbatosh ligjin kur ti shkel me dy këmbët ligjin bazë atë të respektit të dukumentave zyrtarë. Ju e nisni kërkesën tuaj me shkelje ligji, nuk ka ndodhur kurrë në këtë kuvend që të falsifikohen firmat. Është detyra primare e kryetarit të Kuvendit që të vlerësojë nëse dokumenti plotëson kushtet formale. Kur ndryshon numri i protokollit, ndryshon dokumenti. Më vjen keq që e zhvilloj këtë debat këtu për këtë cështje. Mblidhi të njëjtët firmëtarë këtu sot dhe hajde bëjmë debat. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kërkesat formale. A i përmbush kërkesat? Kërkesën bëje nga fillimi për të plotësuar kërkesën formale. Kur Konferenca e Kryetarëve vlerëson kriteret formale të kërkesës nis debati. Minimalisht ky quhet falsifikim! Në emër të shumicës dua të them vlerësim maksimal për atë që ndodhi dje në Ohër për rezultatet mbreslënëse për Ballkanin e Hapur. Ura mbi bunë është një projekt historik dhe shumë i rëndësishëm. Të bashkosh Velipojën me Ulqinin është një arritje e madhe me shpresën që ky projekt të realizohet së shpejti. Në vitin 2023 do të ishte turpi juaj nëse në buxhetin e shtetit po votuat kundër këtij projekti historik është turp i madh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re