Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka deklaruar se sipas përllogaritjeve 23 deputetët e përjashtuar të opozitës do të jenë të pranishëm në seancën e së hënës (30 Tetor) në Kuvend.
Korreshi deklaroi se kemi një mazhorancë, që di të vjedhë, sipas tij, por s’di të numërojë.
Ai ka nxjerrë vendimin e Komisionit të Etikës që përmban datën 20 tetor dhe shprehet se “me logjike normale perfundon ne daten 29.10.2023… 20, 21, 22, 23, 24, 25,26, 27, 28, 29= 10 dite”.
“Ne do të jemi në seancë”, paralajmëron ai, duke theksuar se “i tremben opozites prandaj dhe na perjashtojne dhe kur nuk u dalin llogarite, nuk zbatojne as vendimet e tyre”.
Postimi i plotë i Saimir Korreshit:
Mazhorance qe di te vjedhe, por nuk di te numeroje.
Nuk ka me qesharake se keta.
I tremben opozites prandaj dhe na perjashtojne dhe kur nuk u dalin llogarite, nuk zbatojne as vendimet e tyre.
Perjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyre ne fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale perfundon ne daten 29.10.2023… 20, 21, 22, 23, 24, 25,26, 27, 28, 29= 10 dite.
Ky eshte turpi i dyte pas atij te perjashtimit te 23 deputeteve.
NE DO TE JEMI NE SEANCE!
7×7 = 42 Paska qene semundje ngjitese!
