Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku deklaroi në emisionin “Open” se pas Teatrit të ri mund të ndërtohet kullë.

“Pas Teatrit të ri do të ndërtohen kulla”, u përgjigj ai.

Duke folur për ndërtimin e teatrit të ri, pati edhe një debat mes nënkryetarit dhe analistit Bushati.

Debati

Bushati: Sa kushton teatri i ri, sepse do paguhet me taksat tona. Teatri i ri është ai projekti i Bjarke Inkes.

Mazniku: Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar shkon nga 20 deri në 28 milion euro. Po është ai projekti.

Bushati: Po kush në të sëmës jeni ju që na detyroni të paguajmë 28 milion euro pa garë.

Mazniku: Do të ketë garë. Kush tha që nuk do të ketë garë.

Bushati: Po ju e keni gati projektin. Nuk ka garë për projektin. Mund të vijë Muq Nano ta ndërtojë me më pak. Projekti i Bjarke Inkes është projekti i firmës Fusha.

Mazniku:Do të ketë garë Bushati. Do ta shohim që do të ketë garë sepse së shpejti do të hapet gara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re