Vijon protesta nga banorët e lagjes “5 maji” dhe “Njësisë 4” kundër shembjes së shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit nga Bashkia e Tiranës.

Edhe pse protestuan para Kuvendit dhe u takuan me kryeministrin Edi Rama për të marrë atë që u takon me ligj, banorët thonë se ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për të marrë një zgjidhje. Për mikrofonin e “Fax News”, banori i kësaj zone thotë se më 22 shkurt janë planifikuar që të nxirren nga banesa 12 familje të tjera pasi shtëpitë e tyre janë planifikuar për tu prishur.

“Reagim zyrtar nuk ka pasur nga asnjë institucion. Reagimi ka ardhur vetëm nga shoqëria civile që nuk preken nga këto interesa, na kanë dërguar mesazhe solidariteti. Më datë 22 janë rreth 12 familje të tjera që do të nxirren me dhunë. Janë mbi 5-6 veta për familje që duan t’i nxjerrin në rrugë të madhe. Sot mendoj që ura e Paskuqanit do të jetë një tjetër zë i rëndësishëm. Nëse nënë Lizës i ka thënë do t’i bëjë shtëpinë të na thotë ku do t’ia bëjë shtëpinë por nuk i kanë dhënë asnjë letër. Mazniku nuk e vret mendjen mjafton të ketë një biftek në Dubai, 1 mijë euro pjata. Nëna Liza nuk është nga asgjë nga taksat e shqiptarëve , por kërkon aq sa i takon. Përse nuk ja japin me shkrim kaq metra është shtëpia deri tek ndërtimet e reja. Këta nuk kanë nxjerre leje as për pallatet që kanë filluar të ndërtohen. Këtu nuk ka konflikt me pronarët të tokës, por është derdhur mund dhe djersë për të ndërtuar shtëpitë këtu. Mazniku na ka mashtruar”, u shpreh një banor i zonës.

“Nuk ka shtet që më mashtron mua. Ma prishi shtëpinë me forca dhe nuk më kanë dhënë as kontratë asgjë. Pa më dhënë kontratën e rregullt me vulë me noter dua metër për metër kompensimin e shtëpisë. Mazniku vetëm na mashtron dhe propaganda si për të na hequr qafe. Unë do të dal cdo ditë në protestë, nuk duhet të na lejë mes të rrugës”, tha nënë Liza.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re