Skip to content

Mazniku: Pse ka rëndësi për Veliajn beteja për FSHF-në

Në studion e emisionit “Arnautistan”, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, shpjegoi pse është e rëndësishme për kryebashkiakun Veliaj beteja e nisur e kreun e FSHF-së.

“Në thelb është një betejë e rëndësishme. Është një betejë ndaj një strukture hermetike të mbyllur, që nuk i jepte llogari askujt.

Kur një grup djemsh veshin bluzën kuqezi, kjo na unifikon.

Janë me dhjetëra mijëra ata që janë përfshirë dhe duhet të ndihen se zëri i tyre ka vlerë”, tha ai.