Ditën e sotme janë zhvilluar homazhet në Muzeun Historik Kombëtar në nder të aktorit të madh Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë më  dhjetor, në moshën 75-vjeçare.

 

Mësohet se ka një numër të madh pjesëmarrësish, që nga familjarët e aktorit e deri te miqtë dhe kolegët e aktorit.

 

Siç njoftoi familja ditën e djeshme homazhet do të zgjasin deri në orën 13:00 dhe më pas trupi do të niset drejt varrezave të Sharrës.

 

 

 

 

Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.  Artisti i madh ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, ndërsa prej disa ditësh ishte intubuar dhe në gjendje të rëndë në spital, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

 

Aktori që ka marrë titullin “Nder i Kombit” do mungojnë fizikisht, por puna dhe veprat e tij, do mbeten një thesar i paçmuar në kulturën e kombit shqiptar.

 

Kolosi i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, fituesi i “Sfinksit të Artë” mes aktorëve nga e gjithë bota ka spikatur sidomos  me interpretimin e “Apologjisë së Sokratit”.

 

Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. Të gjithë e kujtojnë rolin e tij në filmin zëvendësi i grave, batuta e te cilit mbeten edhe sot.

 

Po jo vetëm kaq, ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

 

Mirush Kabashi ka gdhendur me dhjetëra karaktere të papërsëritshëm në ekran e teatër, ai ishte aktivist i shumë kauzave sociale dhe një zë i fortë i çështjeve kombëtare.

 

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe  u rrit në Durrës. Artisti shqiptar me origjinë nga Gjakova la pas një trashëgimi të pasur artistike./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re