19 mars  Në Berat është zhvilluar edicioni i tretë i kampionatit të hedhjes me parashuta “Berati Open Air”, në datat 17-19 mars.

Në këtë event të rëndësishëm për qytetin e Beratit morën pjesë 35 parashutistë nga 7 shtete.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, ndau foto në rrjetet sociale nga ky kampionat, i cili i dhuroi një atmosferë dhe ngjyra të jashtëzakonshme qytetit të Beratit.

“E jashtëzakonshme atmosfera në qytet me ngjyrat e paragliding” theksoi Demo, i cili shtoi se në këtë kampionat është realizuar pjesëmarrja e parashutistëve nga gjithë Ballkani.

Në Pedonalen e Beratit u shpallën edhe fituesit e kampionatit.

Piloti nga Sllovenia Matjas Sluga u rendit në vend të parë për hedhjen me parashutë në kampionatin ‘Berati Open Air’. Në vend të dytë u rendit Eduart Daci nga Kosova dhe në vend të tretë piloti nga Shqipëria Xhonatan Islami.

Për kampionatin kombëtar të aeronautikës, në vend të tretë u rendit piloti nga Kosova, Safet Syla, në vend të dytë Xhonatan Islami dhe në vend të parë Eduart Daci.

Drejtuesi i Federatës së Aeronautikës së Shqipërisë, Alket Islami tha se, kjo garë organizohet çdo vit me qëllim nxitjen e sportit tek të rinjtë.

“Të rinjve u shërben shumë! Ne kemi 4 pilot të ekipit kombëtar por pritshmëria është më e madhe. Ne jemi të hapur duke bërë gara në qytete të ndryshme duam të kemi prurje të reja. Beratin e kemi shumë afër ky vend nesër do jetë i gjallëruar me sportin sepse është parashikuar një projekt shumë i madh që do jetë qendra e fluturimeve, do jetë me pedonale nga qyteti që të gjithë të kenë mundësi të ndjekin këto gara”, tha ai.

Pas Beratit, gara e aeronautikës, ku pilote janë vajzat, do të zhvillohet në Vlorë.

“Në këto gara ka edhe vajza. Gara e vajzave është shumë e fortë dhe ato konkurojnë denjësisht në “Albania Open” në Vlorë. Janë mbi 15 vajza, të cilat vijnë nga e gjithë bota për të garuar këtë vit. Kjo garë do të zgjasë dy ditë dhe ceremonia në fund do të shpallë fituesin”, theksoi Islami.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/336678737_595360932497283_8057811900969488951_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/336682302_1981182422082061_5369409505970287496_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/336684789_896237784945008_3399241300657894681_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/336709222_588223519690491_263565161951974887_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/336711695_6171630349525147_5381130771618011059_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/336787633_878094726592073_832548999935193882_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/336794388_580265700834329_2445150402981357651_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/336797753_207182941996224_456442524774353694_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item9 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337010505_194990519897949_7510900200209674972_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item10 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337013269_221035237136280_7571610105705107190_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item11 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337015196_597493732303032_4398433195062332665_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item12 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337021272_550239390296219_6823202295852154017_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item13 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337023968_736717881266452_2062568892386085490_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item14 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337024740_1154209001980175_7925778144977774371_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item15 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337042242_1547559269100178_1839783963065124642_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item16 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337094980_5866620796726446_7847567593482823580_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item17 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337137966_169422412612954_2804387621931257546_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item18 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337169627_1480848365780032_6650396854177116591_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item19 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/337225903_893009538479299_8921032592278570696_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 19

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re