Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dhënë një deklaratë për mediat, para se të nisë në Gjykatën Kushtetuese seanca për çështjen e Butrintit.

fllld

Gjatë fjalës së saj, Zhupa tha se uronte që në seancën gjyqësore të jetë prezente edhe ministrja Elva Margariti për të mbrojtur koncesionin e saj.

Zhupa tha se Margariti është edhe vetë anëtare e bordit të këtij koncesioni, duke shtuar se janë plotë 13 shkelje të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare nga ky koncesion.

“Me kolegun Edmond Spaho do të paraqesim në emër të 36 deputetëve padinë për ceshtjen e Butrintit. Uroj që të jenë të gjitha palët prezente, uroj të jetë prezente ministrja Elva Margariti dhe ta mbrojë koncesionin e saj në të cilinë shtë bërë edhe anëtare bordi, uroj të jetë prezent edhe kryetari i bordit, Riçard Hoxhisi, për të argumentuar se si Butrinti është grek, sesi Shqipëria është një krijim i fuqive të mëdha dhe nuk duhet të ekzistonte.

Janë plot 13 shkelje të Kushtetutës dhe të konventave ndërkombëtare që janë shkelur me këtë koncesion. Sot nisim me besim se GJK do të qëndrojë në mbrojtje të interesit kombëtar.

E para që i ndodh Butrintit nëse GJK nuk vepron, ndërtohet në Butrint, që është një zonë e mbrojtur. Ajo që ndodh në Butrint është se çdo gjetje do të interpretohet nga ky grup dhe të ngatërrojnë historinë me tezat greke. Butrinti i hiqet nga kompetencat gjithë organeve të shtetit”, u shpreh Zhupa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re