Parada me rastin e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving Day), e cila festohet çdo vit në SHBA të enjten e fundit të muajit nëntor, është shënuar me pamje të larmishme.
Parada e organizuar tradicionalisht në New York nga zinxhiri i shitoreve Macy’s, u zhvillua në Manhattan.
Duke përshkuar gjithsej katër kilometra, pjesëmarrësit dhuruan pamje të larmishme.
Në paradën e cila u ndoq nga mijëra persona, kishte balona gjigantë dhe makete të karaktereve të filmit të animuar “Ice Age” dhe serialit “Sesame Street”.
Parada u shoqërua edhe me muzikë nga orkestrat e shkollave të rajonit.
Ndërkaq, parada u shënua me një ndërprerje të vogël, për shkak të protestës së një grupi të vogël i cili kritikoi politikat e migrimit të presidentit amerikan Donald Trump.
Po ashtu, paradë është mbajtur edhe në qytetin e Chicagos, e cila u organizua për të 84-tën herë, shkruan aa. Krahas karaktereve të filmave të animuar, në paradë kishte edhe dhjetra shfaqje dhe performime nga kultura dhe prejardhje të ndryshme, ndërsa u ndoq nga dhjetra mijëra amerikanë, edhe përkundër motit të ftohtë.
Policia mori masa të shtuara të sigurisë gjatë aktivitetit. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re