Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koresë së Jugut kanë nisur stërvitje të madhe ushtarake në Gadishullin Korean.
Siç njoftohet nga forcat ajrore të Koresë së Jugut, stërvitja ushtarake me Forcën e Shtatë Ajrore të SHBA-ve në Gadishullin Korean do të zgjasë deri të premten.
Theksohet se në stërvitje marrin pjesë afër 230 avionë nga dy shtetet dhe 12 mijë pjesëtarë ushtarakë dhe se stërvitja në fjalë është më gjithëpërfshirësja deri më tani e realizuar nga SHBA-të dhe Koreja e Jugut.
Në stërvitjen me emrin “Vigilant Ace” marrin pjesë 24 avionë antiradarë, gjashtë avionë luftarakë F-22, gjashtë F-35A dhe 12 avionë antiradarë F-35B, të nisur nga baza në Okinava, shkruan aa. Ndërkaq, gjatë stërvitjes, avionët strategjikë bombardues B-1B do të zhvillojnë trajnim për bombardim.
Nga ana e Koresë së Jugut marrin pjesë avionë luftarakë të titpit F-15K, KF-16 dhe FA-50.
Ndryshe, kjo stërvitje vjen pas provës së fundit balistike të Koresë së Veriut të realizuar të mërkurën, ndërsa thuhet se organizohet në kuadër të programit të zakonshëm vjetor. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re