Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka folur për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Arjan Pushi në moshën 58-vjeçare. Në një intervistë për gazetaren Ema Shazivari në Fax News, Gjata kujtoi kohën kur u njoh me të ndjerin dhe bisedën e fundit që bënë së bashku.

“Mbaj mend që kur kemi qenë në zbor bashkë që flinim 6 veta në 1 dhomë deri 3-4 javësh që kemi diskutuar për Còvidin, duhej hap apo jo, çfarë rrèziku kishte hapja. Të dy ishim të trembur nga hapja sepse në mbyllje u krijua opinion se s’është ndonjë gjë.

Shtimi i rasteve është i pritur sepse hapet jeta sociale, ekonomike. Ajo që e bën ose që më shqetèson që i kam thënë Ministrisë dhe Komitetit, është relaksimi total i qytetarëve, i cili e vë në kushte të përshtatshme të epidemisë dhe do e vërë.

Arjani ka qenë gjithmonë i njohur për karakterin, natyrën mbushëse që kishte për tu përpjekur. Ka qenë i dedikuar me pacientët dhe me studentët. Ka qenë ndër pedagogët e rrèptë në kuptimin e kërkesës së lartë që të bënte mjekë sa më të mirë për të ardhshme.

Është e vështirë të shprehesh për situata të tilla. Është dhímbje e madhe për ne. kemi komunikuar me anestezistë dhe disa herë me shefen e shërbimit, kemi qenë të informuar për situatën dhe ka pasur një formë të rèndë korònavirusi dhe megjithëse janë bërë të gjitha përpjekjet, tregon se është një sèmundje shumë e rrèzikshme. Virusi merr edhe fëmijë të vegjël, mosha të reja që nuk kanë asnjë sèmundje. Por është e rrèzikshme, nëse ka sèmundje rritet niveli i vdèkshmërisë”, tha Gjata.

Në fjalën e tij, rektori theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të zbatojnë masat e mbrojtjes ndaj Còvidit pasi po shtohen shifrat e víktimave dhe vdèkjet tek bluzat e bardha shkaktojnë dhímbje më të madhe.

“Kur vdèkja shtrihet drejt bluzave të bardha, dhimbja bëhet më e madhe. Është një gjendje e tillë, sa i kërkoj qytetarëve shqiptarë se Còvidi nuk është máshtrim, por sèmundje serioze. Do ti lutesha përulësisht për veten e tyre, familjet dhe personelin që të zbatojnë masat që ndikojnë në parandalimin e sèmundjes.

Mund të përballemi me hùmbje të tjera. Është e dhímbshme dhe e kemi në dorë ta bëjmë më të ulët”, tha Gjata.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re