Gjashtë familje që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do t’i vemdosin flakën vetes me benzinë.

Ata kanë mbushur shishet me benzinë dhe kanë hipur në tarracën e banesës së tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe IKMT-ja. Gazetari Osman Stafa raporton se 6 familjet, që kanë në përbërje 32 anëtarë në total, nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Banorët shprehen se në momentin që i prishen banesat mbeten në qiell të hapur.

“Neve duan të na prishin shtëpitë. Ne duam dëmshpërblim ose celsat në dore. O hyrjet ose dëmshpërblim. Unë do digjem këtu. Kemi nga dy muaj që na kanë ardhë rreth e rreth shtëpisë. S’kanë marrë fare masa për ne. Kemi shkuar në rajon, nuk na kanë vlerësuar.
Jemi 6 familje, 40 veta”, tha një prej banoreve.

“Na thanë që dëmshpërbleheni, pastaj na thanë që nuk do merrni asgjë. Nuk na kanë adhur asnjë njoftim se kur do të shembet. Vetëm ditën e djeshme na kanë sjelle në procesverbal nga IKMT që duhet të lironi banesën.

Kemi ngelur në rrugë. Kemi 30 vjet që banojnë këtu. Kemi shkuar për legalizim, por të tjerët paguanin lekët dhe na i kthenin letrat mbrapsht. E gjithë zona tjetër është me letra, vetëm ne jo”, tha një tjetër.

Ndërkohë ata kanë bllokuar edhe hyrjen e banesës për të mos lejuar askënd të ngjitet në tarracat e shtëpive.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re