Ekspertët e Shëndetit do t’u kërkojnë qyetareve amerikanëve që të mos ti heqin maskat për një periudhë të gjatë kohe.

Kjo sipas Eric Toner, një studiues i vjetër në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Toner ka qenë duke u përgatitur për një pandemi si kjo e koronavirusit si pjesë e punës së tij për vite me radhë, raportojnë mediat amerikane.

Johns Hopkins praktikon simulime të viruseve si pjesë e protokollit të gatishmërisë, me qëllim që t’u ofrojë ekspertëve të shëndetit publik dhe politikë bërësve një plan për hapat që duhet të ndërmarrin gjatë një pandemie.

Një nga ato simulime u zhvillua në tetor të vitit 2019, kur Toner dhe një ekip studiuesish nisën një simulim pandemik të koronavirusit në New York, duke kaluar nëpër skenarë të ndryshëm se si banorët, qeveritë dhe bizneset private do të reagonin hipotetikisht ndaj kërcënimit.

Një gjë që atij i bëri më shumë përshtypje është: Mbulimi i fytyrës është një mbrojtje jetësore për të ndaluar përhapjen e virusit. Eksperti beson se Covid-19 nuk do të ngadalësohet në SHBA edhe pse shtetet kanë nisur gradualisht rihapjen.

“Unë mendoj se mbajtja e maskës dhe një shkallë e mbajtjes së distancës sociale do të vijojë të jetojë me njerëzit për të paktën disa vite. Në fakt është shumë e thjeshtë, nëse ne mbulojmë fytyrën, dhe nëse ju dhe personi me të cilin ju po bashkëveproni është duke mbajtur maskë, rreziku i transmetimit zvogëlohet,” shpjegon Toner

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re