Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, me anë të disa këshillave të publikuara në Facebook, tregon çfarë duhet të bëjmë që të mbajmë maska në mënyrë të sigurt.
Me lehtësimin e masave shtrënguese, është këshilluar që të përdoren maska pasi me studimet e fundit është kuptuar se virusi qëndron në ajër për një kohë të konsiderueshme.
OBSH, thekson që duhet të kemi parasysh që maskat pa ndjekur rregullat e duhura të higjienës nuk mund t’ju mbrojnë nga virusi korona.
Postimi i plotë:
Disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë apo të mos bëjmë, që na ndihmojnë për vendosjen e maskës në mënyrë të sigurt
Por, mos harroni se maskat vetëm nuk mund t’ju mbrojnë nga #COVIDー19. Sigurohuni për ndjekjen e udhëzimeve të #DistancimitShoqëror, lani duart shpesh dhe tërësisht, madje edhe teksa keni vendosur një maskë
Për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe njerëzit me gjendje shoqëruese shëndetësore, është jetësore të:
Kontrolloheni për simptomat e zakonshme
Mbani të informuar familjen/miqtë tuaj në rast se keni nevojë për ndihmë
Kërkoni menjëherë shërbim të kujdesit shëndetësor, nëse hasni vështirësi me frymëmarrjen. Telefononi më parë, nëse është e mundur.
