Shkruan: Hysmir Idrizi

Ngjarjet e mëdha tragjike në fakt kanë prodhuar kohë reflektimi për shoqërinë njerëzore. I tillë ishte episodi nazist, fashist apo edhe ai komunist të cilët jo vetëm që njeriun nuk e njohën si qënie subjektive apo si qëllimi më i lartë politik, e njohën si mjet për zhvillimin e egos së tyre politike. Nga kjo kohë, lindi nevoja të krijohen të gjithë ato instrumenta politike dhe juridik të cilat do pamundësonin rikthimin e një epoke të tillë për të dytën herë.
Të gjitha kushtetutat e vendeve të pas Luftës së II Botërore, kanë parashikuar një kapitull të vecantë të titulluar “Liritë dhe të drejtat themelore” një kapitull i rëndësisë parësore, ndoshta e intepretuar nga filozofia Këlzeniane, është fryma kushtetuese apo norma bazë, e cila i jep vlerë të gjithë rendit juridiko-kushtetues. Ndër këto liri dhe të drejtë përfshihet edhe ajo e lirisë së fesë, e cila duhet interpretuar në raport me të drejtat dhe liritë e tjera. Kështu cdo person konsiderohet subjekt i të drejtës dhe jo objekt i saj. Kjo do të thotë se cdo njeri ka të drejtën e vet-përcaktimit në kuadër të lirisë së zhvillimit të personalitetit të tij, përzgjedhjes së bindjeve të tij fetare, filozofike apo dhe politike. Këto liri përbëjnë në vetvete formimin e dinjitetit njerëzor.
Në këtë kontekst duhet interpretuar edhe situata aktuale në Kosovë mbi “Udhëzimi Administrativ 6/2010” të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, i cili në nenin 4 të ndalon shprehimisht bartjen e uniformës fetare, duke përfshirë edhe bartjen e mbulesës apo shamisë. Para së gjithash, duhet të shpjegohet literalisht termi “uniforme” i prekur nga udhëzimi administrative në fjalë. Uniformë do të thotë trajtë apo trajtë e caktuar dhe nisur nga një përkufizim i dhënë nga Business Dictionary, uniforma është një veshje specifike e aftë për të dalluar punonjësit ë një subjekti të caktuar. Pra në lidhje me këtë kuptim, mund të themi se uniforma nuk mund të marrë nuance fetare. Ndërsa shamia është pjesë e lirsë së shprehjes së përsonit. Në mbështetje të asaj cfarë përmendëm më lartë, njeriu duke duke qenë subjekt ka të drejtën që botën e tij të brendshme t’a shfaqë në botën e jashtme duke mos cënuar liritë dhe të drejtat e tjerëve. Nisur nga detyrimi për të mos cënuar të drejtat e tjerëve, lind pyetja: Çfarë e drejtë mund të cenohet nga veshja apo zhveshja e vajzës/gruas në këtë rast? Liria intelektuale patjetër. Por, duke qenë se jemi në rastin e veshjes, sic është edhe ajo e mbulesës themi se ajo nuk cënon lirinë e asnjë personi tjetër, përkundrazi është mbrojtëse e vajzës apo gruas ndaj cdo lloj qëndrimi jo etik apo amoral ndaj saj.
Aspekti tjetër i analizës mbështetet nëse ndalimi i veshjes bëhet shkak për diskriminin. Për të kuptuar me qartë juridikisht, kjo analizë po sjell në vëmendje vendimin e fundit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër Francës e cila kishtë diskrimnuar nje vajzë me emrin Naima Mezhoud për shkak të bartjes së shamisë në një trajnim/kurs menaxhimi në një shkollë publike në vitin 2010. Kur ajo u paraqit aty, drejtuesja e institucionit i kërkoi asaj të hiqte mbulesën e kokës me arsyetimin se ishte e ndaluar që në vitin 2004 veshja e cdo mbulese apo simbole të tjera fetare në shkollat shtetërore.
Kjo ceshtje shkoi deri në nivelin e Komitetit të Drejtave të Njeriut të OKB-së, të cilat referuar rastit në fjalë, urdhëruan si më poshtë:
“Komisioni konkludon se ndalimi i pjesmarrjes së Mezhoud në trajnim ndërkohë që mban veshur mbulesën e kokës (headscarf) përbën një akt të diskriminit mbi baza gjinore dhe fetare.”
Si përfundim, një rast i tillë do mjaftonte për qeverinë e kosoves në tërheqjen e udhëzimit administrative i cili ndalon bartjen e unifromes fetare në shkolla. Jo vetëm aq, por sic ka deklaruar edhe kryeministri Kurti, se ne nuk mund të merremi me të drejtat dhe liritë themelore për shkak se ato mund të bëhen shkak i një i ngarkesë në buxhetin e shtetit të Kosovës nëse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut do merrte ne shqyrtim këto cështje dhe do vendoste kundër Republikës së Kosovës.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re