Skip to content

Mbani çadrat me vete/ Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit – Parashikimi i motit për sot

Moti ne Kosove neser parashikohet shi i rrembyeshem dhe erera te fuqishme Insajderi.org 768x491 1.j

Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s

Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.