Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar pas caktimit të dy prokurorëve që do të hetojnë dosjen 184.

Kjo, pasi dosja 184, me përgjime dhe akte të cilat hetuan
korrupsionin në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në 2016-ën në Bashkinë e
Dibrës, nga Krimet e Rënda u transferua në Dibër.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Hoxha shkruan se “Pas 5
ditesh mbushen plot tre vite nga momenti kur kjo dosje u protokollua me
numrin 184 ne rregjistrin e prokurorise dhe prokurori Gentian Trenova
urdheroi pergjimet e specialisteve te “termetit” te votave ne Diber.

Prokurore “te lehte” te Dibres, mbase nuk ka nevoje te ecni ne rruge
te pashkelura, pasi prokuroret “e rende” te Tiranes, e kane krijuar
tashme precedentin.”

Më tej, gazetari kujton dosjen 978, ku Ilir Meta është kapur në përgjime me një biznesmen, të cilit i kërkon 200 mijë euro.

“E mbani mend cfare ju kam treguar per dosjen e famshme 978, qe nisi
si hetim per pastrim parash ne shuma te medha dhe rastesisht kapi ne
pergjim peshkaqene qe blene mandate deputetesh me shuma te majme prej
200 mije eurosh.

Pasi dosja u pushua dy here nga prokuroria, gjykata urdheroi
asgjesimin e pergjimeve dhe zhdukjen e provave ku kishte ngelur zeri i
peshkaqenit dhe lidhjeve kriminalo-mediatike te tij.

Por kur zullumi nuk mbulohej dot me vendime pushimi te hetimeve, u
vendos rihapja per here te trete dhe arrestimi i cironkes qe kishte
mbetur ne rrjet. Provat per te kishin harruar ti “fshihnin”.-shkruan
Artan Hoxha.

Më tej, ai paralajmëron se edhe dosja 184 do të ketë të njëjtin fat
si dosja 978. “Prandaj, o burra luani duart, asgjesoni pergjimet si te
978-ta, ne mos i kane asgjesuar ata koleget tuaj “te rende” ne Tirane.

Gjeni nja dy cironka lumi dhe ngordhini ne burg. Me kaq dosja
mbyllet, plani realizohet, dhe per “babloket” …..jeta vazhdon.”-thekson
Artan Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re