Skip to content

Mbani lotët! Gomari takohet me të zotin pas karantinës, kafsha qan si njeri, VIDEOJA që do t’ju prekë zemrën

sff

SPANJË– Një video nga Spanja ka bërë xhiron e rrjetit duke treguar se dashuria e vërtetë ekziston. Koronavirusi detyroi ndarjen e shumë personave nga miqtë dhe të afërmit e tyre, por përjashtim nuk bënë as kafshët.

Kjo është edhe historia e Ismael Fernández, i cili për shkak të koronavirusit duhet që të kthehej në banesën e tij dhe ta linte gomarin e tij tek i vëllai. Shumë kohë kaloi dhe pas lirimit të masave Fernández u rikthye që të takonte kafshën e tij me frikën se nuk do ta mbante mend.

Në moment kur e thërret kafsha shkon dhe fillon menjëherë që të pëllasë e të qajë për të zotin e saj. Sigurisht që as i riu nuk i ka përmbajtur lotët. Më pas ai vendosi që ta postonte videon, e cila u bë virale. 

“Nuk kam turp se po më dëgjoni duke qarë, sepse është një tregues që dashuria pa kushte ekziston,”-shkruan ai.

Po ju u përlotët?

(k.m./dosja.al)