Mjeku shqiptar në SHBA, Skënder Murtezani në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se maska është mjeti i vetëm mbrojtës, në një kohë kur ende nuk ka një vaksinë për të luftuar virusin.

Duke marrë shembullin e Zelandës së Re, profesori i mjekësisë klinike në Cornell bëri thirrje që “të bëhemi bashkë për gjashtë javë që të nuk lejojmë virusin të shumohet dhe faktikisht do të ishte “vdekja” e virusit”.

“Që nga fillimi i intervistave të mia, disa e kanë quajtur dhe ekstreme mendimin tim që të përdoren maskat në mënyrë rigoroze.

Maskat ishin shpëtimi i vetëm deri sa të vijë vaksina. Po ashtu duke patur parasysh se asnjë vaksinë nuk është 100 përqind e kurueshme, maska është e vetmja gjë që pengon përhapjen e virusit.

Kjo sëmundje përhapet nëpërmjet pështymës, të folurit, kollitjes apo teshtitjes dhe kujdesi i vetëm është maska.

Maska është shpëtimi i vetëm në këtë moment. Propozova një gjë shumë të thjeshtë.

Po të bëhemi bashkë për gjashtë javë nuk do t’i lejojmë virusit të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit por duhet të jemi të një zëri nuk ka vend për politikën, të spekulohet dhe të hapen teorira të ndryshme.

Iu them të gjithëve dhe qeverisë të mundohemi dhe të bëhemi bashkë të përdorim maskat për gjashtë javë. Unë premtoj se do të zhduket.

Shembulli konkret është Zelanda e Re. Prej 1 Majit me masa rigoroze me karantinën në fillim, pastaj maska e domosdoshme dhe distanca u zhduk në Zelandën e Re. Ishte shtet shembull, pse ne të mos jemi.

Pse akoma spekulojmë, marrim shembuj nga studime të kota. Të përdorim një maskë, ta përdorim në mënyrë disiplinore, mos ta prekim fytyrën, maskën.

Të bëhemi bashkë se për gjashtë javë, më tepër ndoshta dhe më pak mund ta fitojmë këtë luftë në vendin tonë. Ja ku është Zelanda e re, Kina ku për një muaj e gjysmë e fitoi luftën me koronën.”, tha mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re