Ilustruese

Fushë Arrëz/Pukë

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri dhe qindra fishekë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J. D., në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re