Një prift i Kishës Katolike që kishte më shumë se 2000 foto dhe video pornografike fëmijësh në kompjuterin dhe telefonin e tij është dënuar me 25 vite burg.

Thomas Faucher, një prift i mirënjohur në Dioqezën Katolike Romake të Boise të SHBA-së, nuk do ketë të drejtën e lirimit me kusht.

Faucher, 73 vjeç, u deklarua fajtor për pesë krime, pasi hetuesit zbuluan mijëra imazhe shqetësuese dhe mesazhe rrëmbimi dhe vrasjeje të djemve të rinj.

Ai u deklarua fajtor për akuzat e shpërndarjes së materialit seksualisht shfrytëzues, akuza për posedim të materialeve seksualisht shfrytëzuese dhe një akuzë për posedimin e drogës.

Faucher e quajti veten ‘një qenush të sëmurë’ ndërsa ai kërkoi falje në sallën e gjyqit para dënimit të tij të enjten.

“Kam qenë një qenush me të vërtetë i sëmurë. E prisha këtë herë. Ndiej shumë keqardhje dhe zemërim”, tha ai.

Faucher u përpoq të binde gjykatën që ai nuk duhej të dënohej me burg në mënyrë që të ndihmojë të tjerët dhe të japë leksione për pornografinë e keqe të fëmijëve”, duke shtuar se shumë njerëz mund të përfitojnë nëse ai nuk është pas hekurave.
“Askush nuk mund të përfitojë nëse unë jam në burg”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re