Policia italiane ka kontrolluar një apartament në një zonë luksoze të Milanos ku fshihej një sasi e madhe droge gati për t’u shitur. Oficerët e policisë u njoftuan se një 34-vjeçar, shtetas i rregullt shqiptar në Itali, por me precedentë penalë, mbante një sasi të madhe droge në shtëpinë e tij në via Cenisio.

Të premten, më 19 janar, oficerët u vendosën poshtë ndërtesës dhe pak para mesnatës e panë burrin të dilte nga shtëpia.

Brenda banesës u gjetën 680 gramë kokainë e ndarë në më shumë se 250 doza gati për tregun e drogës, dy peshore precize, një makinë ambalazhi me vakum, materiale të tjera ambalazhimi dhe 8 mijë euro cash. Kërkimi u zhvendos në garazh. Këtu u sekuestruan edhe 40 gramë kokainë dhe 150 euro.

34-vjeçari u arrestua me dyshimin për posedim për qëllime trafiku dhe u dërgua në burg. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re