Ish-kryeministri i Sali Berisha iu është përgjigjur kritikave të  kreut të qeverisë Edi Rama i cili është shprehur se  sa më lart të jesh, aq më i vetmuar do ndihesh.

Gjatë një interviste për televizionin e djalit te tij “Zeni.TV” Berisha tha se këto deklarata nuk janë të vërteta, ndërsa ka ironizuar Ramën, duke përmëndur fushat e basketbollit dhe koleksionin e kravatave në zyrën e tij dhe shton se shenja e ‘vetmisë’ është paranojë të cilën kreu i qeverisë e ka pasur të përhershme.

“Unë kam qenë i rrethuar nga bashkëpuntorë për çdo projekt, për çdo vendim, me përkushtimin më të madh jam përpjekur të shtyj përpara çdo reformë dhe cdo iniciativë.

Nuk kam ndjerë për asnjë çast vetmi në punën time, përkundrazi në zyrën time nuk kishte as fushë basketbolli, as koleksion kravatash, ndaj sme ka ardhur keq kur kam dëgjuar që e ka kapur vetmia Ramën ,shenjë paranoje është ajo po e ka të përhershme po hë, po ai nuk punon në ekip, do ti bëjë vetëm,” tha Berisha.

Ndoshta ketu ka te drejte Sali Berisha, pasi ne kohen qe ka qene kryeminister ka qene i rrethuar nga nje numer i madh forcash sigurie, te Gardes dhe se ne zyre nuk mbante koleksion kravatash apo ndonje top e kosh basketbolli, por arme, siç ndodhi me 21 janar 2011, kur u dha urdheri per vrasjen e demonstruesve para kryeministrise!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re