Policia e Shkodrës ka arerstuar ditën e sotme një 47 vjeçar pasi mbate në restorantin e tij një armë zjarri gati për qitje.

Pronari i lokalit L.Sh kur pa shërbimet e policisë ka tentuar të largohej, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Ndërkohë policia ka sekuestruar si provë materiale armën e zjarrit, pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pvr veprime të mëtejshme.

Njoftim policie 

Shkodër/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri në restorant, me fishek në fole, gati për qitje, tentoi të largohej kur pa shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që mbahej pa leje nga 47-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimit të organizuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve, në një restorant, në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin L. Sh. që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re