Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar 2300 punonjësi e policisë, të cilët u angazhuan mbrëmjen e djeshme për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Balla shpreh mirënjohje po ashtu edhe për qytetarët që sipas tij mirëkuptuan masat e rrepta të policisë, dhe nuk shkaktuan incidente.

Po ashtu, ministri nuk ka harruar që të falënderojë dhe urojë lojtarët e Kombëtares, të cilët arritën një fitore mbresëlënëse ndaj Çekisë, me rezultatin 3-0.

“Meritojnë një përgëzim të madh 2300 punonjësit e policisë nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, të përfshira në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe festimeve, përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Shumë mirënjohje qytetarëve që i mirëkuptuan masat e rrepta në këtë nivel të ri sigurie në stadiume, i cili mori dhe vlerësimin maksimal nga përfaqësuesit e UEFA, FSHF dhe Federata Çeke.

Faleminderit djemve të kombëtares dhe trajnerit për fitoren mbresëlënëse dhe historike”, shprehet ministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re