Kryeministri Edi Rama shfaqet besimplotë për rezultatin e 14 majit, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Pas diskutimeve në Kryesi, që fokus kishte strategjinë e kësaj force politike për të korrur sukses në zgedhjet vendore, kryesocialisti para gazetarëve theksoi se me 14 maj PS do të ketë një rezultat shpërblyes për punën e bërë.

 

“Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë. Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik”, tha Rama.” Gjithashtu pritet që në një kohë deri në fund  të mandati 2030 të shkojë në 60 mijë lekë. Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore më 14 maj do të vendoset fuqia e bashkëpunimit mes dy qeverive atyre vendore me qendrore dhe askush nuk mund ta fshehë si struci që fut kokën në rërë se me 14 maj njerëzit duhet që të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë”, shtoi ai.

 

Deklaratat e tij për refuzim bashkëpunimi me bashkitë që do fitohen nga kundërshtari, Rama i komentoi duke thënë se iu është referuar kukullave të çiftit “non-grata”. Ai shtoi se deklaratat e tij vijnë si vazhdimësi e sagës së thirrjeve nga SHBA për të pasur kujdes në zgjedhjen e qytetarëve më 14 maj.

 

Në të njëjtën kohë, Rama nënvizoi se në fakt janë kundërshtarët, që në drejtimin e një bashkie refuzojnë të bashkëpunojnë me qeverinë. Për të mbështetur këtë argument, Rama solli në vëmendje Bashkinë Shkodër, si i vetmi “bastion” i kundërshtarit.

 

”Shkodra sot është i vetmi qytet i Shqipërisë, ku plehrat rrinë në kazan me ditë të tëra e nuk mblidhen”, theksoi Rama duke shtuar se bashkitë me krerë nga këto forca refuzojnë të punojnë për qytetarët.

 

Rikthimi në fushatë pas operacionit ka shërbyer edhe në retorikën politike të kryeministrit, i cili kundërshtarëve iu referohet si ‘zorrë qore’, që duhen hequr nga politika. Në të njëjtën kohë ai përsëriti thirrjen e tij drejtuar qytetarëve për të mos iu rikthyer të shkuarës politike në vend.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re