Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në Kongresin e PS u ndal edhe të politika e jashtme e Shqipërisë. Si ish-kryediplomate, ajo tha se në këtë fushë ka ndodhur në revolucion i madh, që siç u shpreh, Rama ka rolin kryesor.

Xhaçka solli në vëmendje një gazetar, i cili e ka pyetur për kryeministrin Rama, ndërsa si përgjigje ajo i kishte thënë se “Rama mbath atlete të bardha në samite botërore dhe dallon për shtatlartësinë e tij”.

“Me erdhi ndërmend një mik quhet Richard Engel, shkrimtar dhe gazetar i njohur që verën e kaluar më bëri një pyetje: Më tha si ka mundësi që deri dje dëgjoja kaq shumë për një Shqipërie  të pashpresë dhe sot dëgjoj çdo kënd të flasë me superlativa për Shqipërinë? Cfarë bën ky kryeministri juaj që i magjeps të gjithë? I thashë me shaka që mbath atlete të bardha në samite botërore dhe dallon me shtalartësinë e tij. Përtej shakasë besoj se nuk e teproj nëse them se në politikën e jashtme ka ndodhur në revolucion dhe se kryeministri ynë ka një rol të pazëvendësueshëm si ideator dhe promotor i kësaj qasje të re”, tha Olta Xhaçka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re