Qeveria shqiptare ka financuar 11 mijë teste të tjera, të cilat kanë mbërritur këtë të martë në Institutin e Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se këto teste do të ndihmojnë në rritjen e vigjilencës në një kohë kur vendi po rihapet.

“Në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku kanë mbërritur edhe 11 mijë teste të tjera, financim i qeverisë shqiptare. Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën në këtë laborator vijon puna pa u ndalur, për testimin e rasteve të dyshuara për COVID19. Teksa kemi hyrë në fazën e rihapjes, do të rritet vigjilenca në terren, për gjurmimin aktiv të çdo rasti, për të identifikuar, gjurmuar dhe izoluar në kohë çdo vatër të mundshme. Shumë faleminderit për punën e palodhur të gjithë stafit të #ISHP.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re