Kanë mbërritur ndihmat e para të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti në vendin tonë.

Ndihmat kanë mbërritur këto dy ditë nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria.

Priten ndihma edhe nga shtete të tjera.

Një avion ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së
Greqisë për Shqipërinë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe
drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.

“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar
Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe
presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.

Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të
Greqisë,  Nikolaos Hardalias tha se jemi këtu të japim një mesazh
solidariteti dhe mbështetje për popullin shqiptar.

Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli në emër
të Ministrisë së Mbrojtjes tha se, “shpresojmë që ne këtë ndihmë të
dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah
njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re