Ka mbërritur sot në qytetin e Beratit baza materiale zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Baza materiale ka mbërritur në Berat nën administrimin e forcave të ushtrisë për të garantuar sigurinë e tyre.

Të parat që kanë mbërritur sot kanë qenë baza materiale për ndarjen e hapësirave për votim dhe numërim si dhe materialet për krijimin e hapësirave të nevojshme për marrjen e masave anti-covid, ndërkohë që të enjten pritet të mbërrijnë edhe kutitë e votimit.

Qyteti i Beratit këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera kur ka qenë vetëm një KZAZ, do të ketë dy KZAZ: njëra do të jetë në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” dhe ku do të jenë 5 grupe numërimi dhe e dyta do të jetë në Bibliotekën “Vexhi Buharaja” ku do të jenë 4 grupe numërimi. Në KZAZ 65,të pozicionuar në ambientet e Pallatit të Kulturës do të numërohen kutitë e votimit të të gjitha qendrave të qytetit dhe në KZAZ 66, të pozicionuar tek Biblioteka do të numërohen kutitë e votimit të fshatrave.