Mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës grabitësit e akuzuar të bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.

1 muaj pas grabitjes, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje. Në pranga ranë: Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Identifikimi i tyre erdhi pas një pune hetimore 4 javore, e cila u përqendrua tek kamerat e sigurisë. Policia identifikoi se disa ditë para ngjarjes 22 vjeçari Bekim Guraj i veshur si punonjës policie qëndronte përpara bankës dhe studioi ambientin e bankës dhe më pas në bashkëpunim me 2 kushërinjtë e tij Armir dhe Admir Shabaj me një mjet “Golf 3” të maskuar dhe të armatosur me 2 kallashnikov kryen grabitjen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re