Tre personat e dyshuar si bashkëpunëtornë vrasjen e Nard Polisë do të njihen këtë të mërkurë me masën e sigurisë.

 

Shtetasit Alfred Martini, Gilbert Toma dhe Kleandro Toma kanë mbëritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër ku dhe po zhvillohet séance.

 

Tre të dyshuarit u arrestuan nga policia pas një hetimi të thelluar me metoda speciale nga uniformat blu të cilët arritën të zbardhnin të gjithë dinamikën e vrasjes.

 

Ndërkohë ekzekutori I Nard Polisë është shpallur në kërkim nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e tij

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re