Në vendin tonë kanë mbërritur edhe 117.000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda këtij viti. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ministrja Manastirliu, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se deri më tani kanë mbërritur 2.379.960 doza vaksinash.

“Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë”, shkruan Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re