Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se kanë mbërritur në vend edhe 74,880 doza të vaksinës së Pfizer kundër COVID-19. Ajo thekson se jemi të vendosur për të çuar përpara planin e vaksinimit.

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.
Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re