Skip to content

Mbërrijnë rreth 70 mijë doza të tjera Pfizer, ja sa ka shkuar numri total i vaksinave që ka siguruar Shqipëria

67,860 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, duke e ccuar totalin e vaksinave të siguruara nga Shqipëria deri më tani në 1,679,410.

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, shkruan Rama.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb