Edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në rajonin e Bergamos në Itali janë solidarizuar duke dhënë kontributin e tyre për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

 

Ata kanë grumbulluar ndihma në ushqime dhe veshmbathje të cilat kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje në portin e Durrësit.

 

Pakot u dorëzuan tek shkolla Leonik Tomeo në qytetin bregdetar.

 

Kjo qendër do funksionoje si e tille edhe pak dite, pasi te hënën aty do te nise mesimi. Nënkryetari i bashkisë Durrës Arber Braho shpjegon mënyrën se si ndahen këto ndihma nga qendra në drejtim të vendeve ku janë strehuar qytetarët.

 

Edhe pika e grumbullimit tek pallati i sportit është mbyllur ndërsa ndihmat në ushqime dhe veshmbathje qe ishin atje janë ndare dhe paketuar sipas kërkesave qe mbërrijnë nga hotelet.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re