Ka mbërritur në atdhë mesditën e kësaj të mërkure trupi i pajetë i Majorit Klodian Tanushi, komandanti i kontigjentit shqiptar në Letoni, i cili humbi jetën në krye të detyrës në misionin e NATO-s.

 

Aeroplani ushtarak me trupin e pajetë të Majorit Tanushi u ul në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë pritet që homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

 

Major Tanushit pas përfundimit të ceremonisë së nderimeve shtetërore do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re