Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Caushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, është rishfaqur sërish në dyert e Gjykatës së Korçës, mëngjesin e kësaj të enjteje, pas shtyrjes së seancës në datën 19 Tetor ku nuk u paraqit një prej përfaqësuesve të burgut.

Seanca e sotme përkon me seancën e hapjes së gjykimit nga ku paraqiten palët dhe kërkesat e tyre për prova.

Zani Caushi i është rikthyer proceseve gjyqësore për të përllogaritur saktë ditët e vuajtjes së dënimit që prej momentit të arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë.

Në fakt, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit.

Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq.

Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet.

Zani Caushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re