Alvin Berisha, 11-vjeçari shjqiptar që u largua në dhjetor të vitit 2014 me nënën e tij në drejtim të Sirisë, është ktheyr më në fund në Itali.

 

I vogli, kishte përfunduar në kampin e regfugjatëve Al Hol, në verilindje të Sirisë, pasi e nëna e tij kishte humbur jetën si pasojë e një shpërhtimi. Ai u gjetë fillimisht nga emisioni “Le Iene”, e më pas autoritetiet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane bën të mundur bashkimin e 11 vjeçarit me të atin që ndodhej në Itali, dhe që prej kohësh ishte në kërkim të të birit.

 

Alvin është transferuar me një fluturim të Alitalias (AZ 827) që ka mbërritur pak pas orës 7:00 në aeroportin e Romës, Fiumicino nga Bejruti.

 

Alvin u nxorr dy ditë më parë nga kampi, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Damask dhe më pas është nisur drejt Libisë. Në një video të shpërndarë nga Organizata jofitmimprurëse, Croce Rossa Italiana shihet momenti prekës kur Alvin bashkohet me pjesën tjetër të familjes, dy motrat dhe të atin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re