Kontingjenti turk ka mbërritur në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, raporton Anadolu.

Siç njoftoi KFOR-i, kontingjenti turk do të zëvendësojë njësinë e trupave italiane që më parë ishte vendosur si pjesë e Forcave Rezervë të caktuar për KFOR-in.

“Dislokimi i kontigjentit turk pasqyron përkushtimin e vendosur të KFOR-it për të vazhduar të ofrojë një mjedis të sigurt për mirëqenien e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e OKB-së bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 të vitit 1999”, thuhet në njoftim.

Shtohet se është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i përkushtimit të vazhdueshëm të NATO-s për sigurinë e përhershme në Kosovë dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re