Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin Nënën Tereza, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Macron shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e cila vjen për herë të parë në Tiranë.
Ata u pritën në aeroport nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.