Skip to content

Mbërrin shkresa te Meta, PS propozon Ramën si kryeministër

Edi Rama Ilir Meta

Edi Rama Ilir MetaPartia Socialiste ka propozuar zyrtarisht Edi Ramën si kryeministër të vendit.

Këtë të shtunë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Rama kryeministër.

 

Dy ditë më parë Rama prezantoi qeverinë e re të mandatit të tretë, që do të drejtojë vendin. Sakaq, kreu i shtetit ka dekretuar datën 10 shtator për nisjen e punimeve në Kuvendin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.